Site icon PORTALB

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i jep fund beqarisë

Sergio Ramos

Sergio Ramos

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16, njofton Opinion.al.

Mes të ftuarve spikasnin emrat e David e Victoria Beckham apo edhe emra të tjerë si Jordi Alba, Luka Modric, Keylor Navas, Roberto Carlos apo Alvaro Morata, ndërkohë që binte në sy mungesa e Cristiano Ronaldos

Ceremonia e martesës zgjati 1 orë dhe ajo vijoi me festën e zhvilluar në fermën e Sergio Ramos ku sipas medias spanjolle çifti kishte ftuar bandën e njohur AC/DC për të interpretuar.

Exit mobile version