Site icon PORTALB

Kavadar: Një 24 vjeçar është lënduar rëndë në një aksident trafiku (VIDEO)

policia- mpb

MPB- Ilustrim

Një 24 vjeçar është plagosur rëndë herët në mëngjes, në një aksident me makinë pranë fshatit Vatasha të Kavadarit, në parkun “12 të rinj” në lokalitetin Moklishte, njofton Plusinfo.

“Aksidenti i trafikut ndodhi këtë mëngjes në ora 1:30 të mëngjesit në rrugën rajonale Kavadar-Mushov, në mes të një automjeti “kia” me një targa të Kavadarit drejtuar nga një 24 vjeçar nga Kavadari dhe një motor Suzuki gjithashtu me targa të Kavadarit drejtuar nga një 24 vjeçar i cili është lënduar rëndë”, sqaroi për Plusinfo Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

Motoçiklisti i lënduar rëndë u transferua në klinikat “Nënë Tereza” në Shkup. Inspektimi u bë në vendngjarje.

Exit mobile version