Site icon PORTALB

PRSD akuzon VMRO dhe BDI se nxisin konflikt ndëretnik

PRSD akuzon VMRO dhe BDI se nxisin konflikt ndëretnik

PRSD akuzon VMRO dhe BDI se nxisin konflikt ndëretnik

Pas shembullit në Gjorçe Petrov opinioni maqedonas mund të bindet se kah shpie politika nacionaliste dhe shoviniste e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, e demonstruar gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. 

Ky ka qenë reagimi i PRSD-së së Tito Petkovskit, pas zhvillimeve të fundit në këtë lagje të Shkupit. 

“Të verbuar nga dëshira për të mbetur dhe për ta rritur pushtetin dhe fuqinë e tyre, me vetëdije shtyjnë maqedonasit dhe shqiptarët në konflikt të përhershëm dhe tensione ndëretnike. 

Të dy liderët në fushatën parazgjedhore vetëtonin nëpër sheshe me porosit e tyre nacionaliste. Nikolla Gruevski nga maqedonasit kërkonte 62 deputet që të mos kushtëzohet nga Ali Ahmeti dhe ti kërkojë gjuhën shqipe, ndryshim të kushtetutës, ose ndonjë nga tre funksionet e para të shtetit, me çka praktikisht direkt ka provokuar shqiptarët. 

Ndërsa, tjetri Ali Ahmeti, duke provokuar maqedonasit, nga shqiptarët kërkonte 25 mandate që të mos mundet Gruevski vetë të formojë Qeveri. Madje doli edhe me një tezë nebuloze për president konsensual, që të mos munden maqedonasit vetë të zgjedhin kryetarin e tyre të shtetit”, kanë thënë në PRSD. 

“Për shkak se rezultatet e një politike të këtillë janë të qarta, Gruevski dhe Ahmeti nuk kanë kredibilitet moral që bashkë të formojnë Qeveri të re.

Ata pa dyshim treguan se nuk janë në gjendje të sigurojnë bashkëjetesë mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të sigurojnë paqe dhe zhvillim të sigurt të shoqërisë maqedonase”, pohojnë në PRSD.

Exit mobile version