Site icon PORTALB

Ditëlindja e presidentit Trump në Amerikë nuk pritet me të mirë (FOTO)

Donald Trump

Në ditëlindjen e 73-të të presidentit amerikan Donald Trump, në New York janë mbajtur protesta kundër politikës së tij ndaj emigrantëve në kufirin meksikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit u mblodhën para hotelit të Trump dhe Tower në Manhatan. Ata mbanin edhe pankarta me mbishkrime kundër mbylljes së emigrantëve dhe ndarjes së fëmijëve nga prindërit.

Në pankartat shkruante: “Të miturit i kalojnë ditëlindjet nëpër qeli”, “Jo, mbylljes”. Mbanin edhe një kafaz të metaltë ku shkruante: “NoKidsInCages” (Jo fëmijë në kafaze).

Exit mobile version