Të shtunën, me fillim në ora 02:30, do të fillon kampionati më i rëndësishëm i Amerikës Jugore, transmeton Portalb.mk.
Ky kampionat do të fillon me ndeshjen Brazil – Bolivi, dy ekipe që bëjnë pjesë në Grupin A. Përveç këtyre ekipeve, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Venezuela dhe Peru, të cilat do të përballen të shtunën në ora 21:00.
Kampionati ka edhe dy grupe tjera. Në grupin B bëjnë pjesë: Argjentina, Kolumbia, Paraguai dhe Katari si mysafire. Ndërsa, në grupin C bëjnë pjesë: Uruguai, Ekuadori, Kili dhe Japonia si mysafire.
Finalja e këtij kampionati pritet të mbahet më 7 korrik, në stadiumin “Marakana” në Rio de Janeiro, Brazil.