Teknologjia ‘litar shpëtimi’ për luftimin e vetmisë

Një studim i ri ka kërkuar të demaskoj mendimin popullor se teknologjia kontribuon në vetminë në shoqëri, transmeton Anadolu Agency.

Universiteti York me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, në të dhënat e mbledhura nga 180 persona për një periudhë prej dy vitesh ka dëshmuar se teknologjia në fakt luan një rol në reduktimin e ndjenjave të vetmisë.

“Njerëzit që pranuan teknologjinë panë statistikisht një reduktim të ndjeshëm në vetminë emocionale dhe sociale”, tha WaveLength, një organizatë bamirëse që lëshoi raportin.

Organizata jofitimprurëse u dhuron radio, televizione dhe tableta personave që jetojnë në varfëri për t’i ndihmuar që të luftojnë vetminë.

“Pas pranimit të teknologjisë, njerëzit vlerësuan shëndetin e tyre në nivel më të lartë krahasuar me dy muaj më parë”, tha raporti, duke shtuar se reduktimi i vetmisë u shoqërua me një rritje në shëndetin e vetëvlerësimit.

Raporti po ashtu vlerësoi se nuk ka korrelacion midis moshës, gjinisë, rajonit dhe vetmisë, sipas të cilit vetmia është universale dhe se një nga zgjidhjet e shumta për ta luftuar atë është teknologjia.

“Teknologjia çoi në përmirësimin e mirëqenies mendore, cilësinë e jetës dhe kënaqësinë. Për njerëzit që nuk kanë asgjë, teknologjia është një litar i vlefshëm shpëtimi”, tha raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button