Këto janë ndryshimet rrënjësore që u propozuan për arsimin fillor

Ka mbetur edhe në javë në dispozicion të dhënies së komenteve, sugjerimeve dhe propozimeve publike për hartimin e draft versionit të parë dhe të dytë të Ligjit për arsimin fillor të cilin Ministria e Arsimti dhe Shkencës (MASH) e ka vendosur në debat publik përmes sistemin qeveritar ENER dhe në ueb faqes së kësaj ministrie, transmeton Koha.mk.

Nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë, shtatori i këtij viti do të na gjej me Ligj të ri në arsimin fillor dhe me Ligj të ri për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë të shkollave fillore dhe të mesme. Sipas draftit të Ligjit për arsim fillor, këto pritet të jenë disa ndryshime:

  • Nuk do të lejohet zhvillimi i mësimit ditëve të shtuna. Në situatat e humbjes së ditëve të mësimit për arsye të ndryshme, ditët e humbura do të plotësohen pas 10 qershorit.
  • Numrit i nxënësve nëpër paralele, si prag minimal përcaktohet numri 20 nxënës, ndërsa pragu maksimal do të jetë 30 nxënës në klasë.
  • Këshilli i shkollës do të përbëhet prej shtatë anëtarëve, në vend nëntë anëtarëve, edhe atë: tre përfaqësues nga mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës, tre përfaqësues nga prindërit e nxënësve dhe një përfaqësues nga themeluesi. Deri tani themeluesi (komuna) përfaqësohej me dy anëtarë.
  • Përzgjedhja e drejtorit. Këshilli i shkollës, i propozon kryetarit të komunës respektivisht ministrit një kandidat, gjegjësisht atë që ka fituar shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Shkollës në zgjedhjen për drejtor. Pra, kufizohet ndikimi i ministrit/kryetarit të komunës sepse do të kenë vetëm emrin e një kandidati dhe jo të dy kandidatëve si deri tani. Largohet kufizimi prej dy mandateve radhazi, me qëllim të dhënies mundësi që shkollat të mbajnë sa më gjatë drejtorët cilësor.
  • Ndërkaq, paralelet e kombinuara nuk do të mund të formohen me më tepër se 10 nxënës në klasë. Përjashtim bëjnë paralelet e lëndëve zgjedhor ku numri i nxënësve nuk mund të jetë më i vogël se 15 nxënës.
  • Për nxënësit me aftësi të kufizuara parashihen angazhimi i asistentëve arsimor dhe personal, pajisjeve të teknologjive ndihmëse dhe përshtatjeve tjera. Parashihet shuarja e të ashtuquajturave paralele të posaçme. Nga viti shkollor 2022/2023 nuk do të regjistrohen nxënës të ri me aftësi të kufizuara në këto paralelet, pasi MASH angazhohet që procesi i përfshirjes së plotë të nxënësve me aftësi të kufizuara të zhvillohet në mësimin e rregullt. Mund të organizohet dhe realizohet arsimi fillor edhe në institucionet shëndetësore si dhe në kushte shtëpiake për nxënësit që trajtohen më gjatë se tre javë në shtëpi apo në spital.
  • Ligji parashikon që nxënësit të organizohen në bashkësi të paraleles dhe parlamentit të nxënësve me kompetenca të zgjeruara: pjesëmarrje në përgatitjen e Programit vjetor për punë si dhe në procesin e Evaluimit të shkollës, propozim të aktivitete për programet vjetore për ekskursione, aktivitetet jashtëmësimore apo për përmirësimin e standardit të nxënësve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button