Site icon PORTALB

Jenifer Lopez dhe Alex Rodriguez vendosën të martohen

Jennifer Lopez dhe Alex

Një lajm i mirë për adhuruesit e dyshes së famshme: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po planifikojnë dasmën! Një burim për People ka treguar se çifti i njohur nuk dëshiron një dasmë të madhe, por një dasmë të vogël familjare, ku sigurisht do të jenë të pranishëm të katërt fëmijët e tyre. Në një video që J.Lo ka postuar në kanalin e saj në YouTube, “It’s My Party” , ka treguar disa detaje rreth përgatitjeve të dasmës, shkruan Class.

J.Lo ka zbuluar se dasma do të mbahet vitin tjetër dhe ndryshe nga burimi shprehet se dëshiron një dasmë gjigante. Kësaj radhe ylli i muzikës dëshiron që të organizojë edhe një ceremoni në kishë, pasi nuk është martuar kurrë në kishë. Jennifer ka qenë e martuar tri herë, dy herët e para martesa ka zgjatur vetëm pak muaj, ndërsa me Marc Anthony-n, babain e fëmijëve të saj ka zgjatur 10 vite.

Por sipas J.Lo, dikush duhet të martohet me  atë që e bën më të mirë dhe me sa duket Alex e bën njeri më të mirë!

Exit mobile version