Site icon PORTALB

Një fëmijë është lënduar rëndë pas një aksidenti me makinë

Policia e Maqedonisë, ilustrim

Një fëmijë shtatëvjeçar me lëndime të rënda u shtrua dje në spitalin e Shtipit pas goditjes që mori nga një makinë.

Në rrugën “Leski” në Shtip, një automjet i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shtipit, i drejtuar nga T.P. (68) nga Shtipi, goditi një biçikletë të drejtuar nga një fëmijë shtatëvjeçar nga Shtipi. Fëmija pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transferua në spitalin klinik të Shtipit ku iu dha ndihmë mjekësore.

Inspektimi në vendngjarje u krye nga një ekip i SVR Shtip.

Exit mobile version