Site icon PORTALB

Aksident si nëpër filma në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, ku së paku ka një të lënduar, sipas informacioneve të para, transmeton Alsat-M.tv.

Dëshmitarë okular, thonë se makina ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në foto, në përpjekje për të ikur nga dy makina të tjera të cilat me një shpejtësi marramendëse po e ndiqnin nga pas.

Pas ndjekjes, në një farë momenti makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anën tjetër.

Televizioni Alsat ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nga aty kanë konfirmuar rastin dhe bëjnë me dije se një person ka ngelur i aksidentuar me dëmtime të lehta trupore dhe po trajtohet në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Exit mobile version