Site icon PORTALB

E djathta ekstreme në Parlamentin Evropian ndryshoi emrin

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Evropa e Kombeve dhe Lirive (ENF), grupi politik i përbërë nga partitë populiste dhe të djathta ekstreme në Parlamentin Evropian (PE), ka ndryshuar emrin pas zgjerimit me anëtarë të rinj, raporton Anadolu Agency.

Grupi, në të cilin bëjnë pjesë partia “Mbledhja Nacionale” e kryesuar nga djathtistja ekstreme franceze Marine Le Pen dhe Lega e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini, ka vendosur të quhet “Identiteti dhe Demokracia” (ID) pas bashkangjitjes së Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe partive të tjera të ekstremit të djathtë nga Austria, Finlanda dhe Danimarka.

Në këtë mënyrë, grupi politik i ekstremit të djathtë ka rritur nga 58 në 73 numrin e vendeve në PE, duke u bërë subjekti i pestë më i madh.

Emrin dje ndryshuan edhe liberalët, konkretisht Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), të cilët tashmë do të quhen “Rinovo Evropën”.

Exit mobile version