Site icon PORTALB

Pacientët vazhdojnë t’i blejnë me paratë e veta barnat dhe materialin shpenzues

Barnatore

Barnatore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të ketë probleme me furnizim me barna dhe material shpenzues. Pacientët janë duke u detyruar që barnat dhe materialin shpenzues, që do të duhej të siguroheshin nga menaxhmenti i QKUK-së, t’i blejnë me paratë e tyre. Në disa Klinika të QKUK-së mungojnë fashat, shiringat, infuzionet, gjilpëra sterile, skalperët e penjtë, shkruan sot Koha.net.

Një pacienti, emër i njohur për redaksinë, i është dashur t’i shpenzojë mbi 150 euro për materiale para se t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike në Klinikën e Oftalmologjisë. Ka përmendur thjerrëzën, ketrigjinin, skalpërin, substancën viskoelastike, ringerin, filiodrapin,dorëzat sterile dhe solucionin.

Edhe D.K., e cila është e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë, ka treguar për gazetën se i është dashur që t’i blejë vetë shumicën e barnave dhe pajisjeve për shkak të një gjakderdhjeje që i kishte ndodhur në muajin e pestë të shtatzënisë.

“Qe dy herë më ndodh që të kem gjakderdhje në shtatzëni e për këto dy herë më është dashur që t’i shpenzojë rreth 400 euro.“Progesteron (tableta për gjakderdhje), infuzion, penj, gjilpëra sterile dhe fllastera më është dashur që t’i blejë vetë”, ka thënë ajo.

Exit mobile version