Site icon PORTALB

Parlamenti holandez e hodhi poshtë rezolutën për bllokim të bisedimeve RMV-BE

Parlamenti i Holandës

Parlamenti i Holandës

Parlamenti holandez mbrëmë me shumicë votash i hodhi poshtë të dy rezolutat – nga Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë – për të mos përkrahur fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian (BE), njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, Parlamenti miratoi një rezolutë kundër hapjes së negociatave të BE-në me Shqipërinë.

Me atë rezolutë kërkohet që të mos fillojnë negociatat me Tiranën për shkak të mungesës së progresit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas ministrit të jashtëm holandez, Stef Blok, hapja e bisedimeve për aderim me Shqipërinë është vendim i nxituar.

Exit mobile version