Site icon PORTALB

Gjermani, dhjetëra të lënduar nga moti i keq (VIDEO)

Bresheri

Autoritetet gjermane njoftuan se të paktën 20 persona janë lënduar nga moti i keq me stuhi dhe vetëtima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjermane e lajmeve DPA sot raportoi se 8 persona janë lënduar të mërkurën në mbrëmje në Blankensee gjatë një dasme në ambient të hapur, kur mbi ta ra një pemë.

Në Berlin janë lënduar 11 persona mbi të cilët ra një pemë, të cilët po ashtu ishin në një manifestim në të hapur ndërsa janë plagosur një numër udhëtarësh kur edhe mbi automjetin e tyre ra një pemë.

Gjatë tollovisë mbrëmjen e së mërkurës në Berlin për dy orë u pezullua transporti publik lokal ndërsa disa linja hekurudhore janë anuluar mëngjesin e sotëm.

Në Magdeburg, rreth 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit gjerman, rrufeja dëmtoi një ndërtesë, por nuk pati të lënduar.

Exit mobile version