Site icon PORTALB

Të rinjtë e Resnjës u japin leksion të rinjve në Shkup (FOTO)

Të rinjtë e Resnjes shembull për bashkëjetesën

Të rinjtë e Resnjes shembull për bashkëjetesën

Përderisa në Shkup organizohen protesta të dhunshme, nga të rinjtë të cilët përdorin gjuhën e urrejtjes dhe fyejnë etnitetet që jetojnë në Maqedoni, në Resnje promovohet e kundërta.

Në qytetin e Resnjës kanë protestuar qetë maturantët e gjimnazit “Car Samoil”, të cilët ishin grumbulluar së bashku, shqiptarë, maqedonas e turq dhe duke mbajtur flamujt në dorë promovuan bashkëjetesën dhe apeluan kundër sulmeve ndëretnike dhe gjuhës së urrejtjes. 

Ndërkaq në Shkup gjatë dy ditëve të fundit u shkatërruan dyqane të pronarëve shqiptarë, nga protestat e dhunshme që pasuan pas vrasjes së maturantit maqedonas.

Lexo: (VIDEO) Isaki: Policia nuk e ndaloi djegien e objekteve shqiptare!
Lexo: Edhe Saraji nuk ka gjumë sonte, mbrohen nga huliganët
Lexo: Panik te banorët shqiptar të Shkupit, burrat ruajnë vatanin

Exit mobile version