Site icon PORTALB

Një helikopter është përplasur në New York, një i vdekur

Helikopteri në New York

Piloti i një helikopteri vdiq pas rrëzimit të helikopterit në rrokaqiellin e një ndërtesë 54 katshe, në qytetin e Manhatanit, njofton TCH.

Guvernatori Cuomo tha se përplasja shkaktoi zjarr në tarracën e ndërtesës, si pasojë disa persona u evakuan nga kulla, por fatmirësisht nuk kishte të plagosur apo viktima të tjera.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 të kësaj të hëne, ku moti ishte i vranët me shi dhe i mbuluar nga mjegulla.

Raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri një ulje të detyruar, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë parregullsi, e cila çoi në vdekjen e drejtuesit.

Exit mobile version