Site icon PORTALB

Është paraburgosur Jahi Jahiu – i dyshuari për ryshfet në tenderë të Fondeve IPA

Burgu i Shuto Orizares

Pas dyshimeve se ka marrë ryshfet në vlerë prej 39.930 euro, për sekretarin shtetëror të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu është parashtruar masë e paraburgimit 30-ditor, transmeton Portalb.mk.

Jahiu sipas informatave të Makfax tashmë është dërguar në Burgun e Shuto Orizares.

Përndryshe, paraburgimi i Jahiut vjen me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. I njëjti u arrestua sot nga Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me çka Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nisi procedurë hetimore për Jahiun dhe një person tjetër – ish udhëheqës i sektorit të MSHIA-së, si të dyshuar se gjatë periudhës 2014-2016 kanë pranuar ryshfet nga një person juridik prej Italisë – fitues i tenderit të Fondeve IPA në vlerë prej 1.096.900 euro.

I dyshuari i parë – Jahi Jahiu thuhet se nga ndërmjetësuesi ka marrë dhuratë në vlerë prej 39.930 euro, ndërkaq i dyshuari i dytë në vlerë prej 2.500 euro.

Exit mobile version