Site icon PORTALB

Morali i dobët të çon drejt humnerës

Hazize Jonuzi

Hazize Jonuzi

Duke biseduar me autoritete të larta të arsimit rreth çështjes së etikës dhe devijimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, mora kritika se një gjë e tillë siç është devijimi i tyre nuk ekziston,. Duke u mbështetur në faktin se këtë vit nuk ka pasur përjashtime dhe rrahje midis nxënësve, këto autoritete lavdërohen se nuk ka sjellje devijante.
Por mirë, a ka fyerje, sharje, sjellje të pa hishme, zhveshje të nxënësve, pierje duhani dhe lëndë tjera narkotike, dhe mos të numëroj se janë shumë. A ka sjellje të këtilla në mes të nxënësve dhe të tyre me mësimëdhënësit, dhe të tyre dhe jashtë shkollës me dikë. Sepse mendojmë se sjelljet e pahishme nuk bën të jenë prezente vettëm nëpër shkolla. E çka është puna kur dalin jashtë shkollës? Kanë të drejtë të bëjnë çka të duan?! Pse atëherë ekziston shkolla? Për të humbur kohën kot? Për të mësuar diçka që ndoshta më vonë as që do të na  hyjë në punë?
Çka mësohet në shkollë nuk duhet të mbetet vetëm në shkollë, por shkolla është si shkak dhe rrugë lidhëse e formimit të karakterit të një individi. Karakter ky që do ta ndjekë individin gjithë jetën.

Gjithë këto tragjedia që ndodhin në mesin tonë, do të thuash se Zoti ashtu ka thënë. Po ne nuk ndërhyjmë në çështjen e Zotit sepse punët e Tij vetëm Ai i di. Por, edhe Ai thotë që u kam dhënë mend, logjikë, njerëz që tu këshillojnë, libra nga të cilët mësoni dhe rregulla strikte që duhet tu përmbaheni e që të jeni të shpëtuar. Dhe çka bëjmë ne, shkojmë e i thyejmë të gjithë rregullat dhe ndodh çka ndodh dhe pastaj themi se Zoti ka thënë, duke ia lënë fajin dikujt tjetri.
Përse nuk rritemi një herë!? Përse një herë nuk i mbajmë përgjegjësitë tona?! Përse një herë nuk themi se unë ose familjari im ishte fajtorë për atë që ndodhi. Por çdoherë ia hudhim fajin tjetrit.
Nëse tek ne punon morali, dhe morali i cili kuptohet jo vetëm si sjellje e jashtme e pëqyer nga të tjerët, por edhe brendësia jonë: përgjegjjësia, ndërgjegjëja, maturia, urtësia…atëherë duhet menduar dhe vepruar ndryshe.
Çdoherë e kam thënë dhe përsëri e them: përgjegjësit kryesorë për sjelljet devijante të adoleshentëve por edhe në faza më të përpauara janë si fillim prindërit, pasiqë në familje zhvillohet karakteri i moralshëm, e që të ndjek në çdo hap të jetës në të ardhmen. Kështu duke mos i lënë si jo përgjegjës mësimdhënësit dhe të gjithë autoritetet e larta të arsimit. Sepse fëmiun  prindi ia lë nën kujdes shkollës si autoritet më i lartë për avancimin dhe përkryrjen e karakterit të tij…
Kisha dashur që të vetëdijësohen të gjithë prindërit, mësimdhënësit, autoritetet e larta të arsimit dhe çdokush që është direkt ose indirekt i lidhur me edukimin e fëmijëve, të ulen e të mendojnë, ti analizojnë gjërat dhe sinqerisht dhe me përgjegjësi më të madhe të shohin deri ku është duke shkuar shoqëria. Le të ulin egon e tyre, krenarinë, interesat personal, dhe le të jenë të arsyeshëm dhe të plotëpërgjegjëshëm në funksionin e tyre, sepse jeta nuk është vetëm para dhe interes material, por jeta është përgjegjësi e madhe e cila i trashëgohet çdo brezi që vjen pas…

Çdokush prej nesh është përgjegjës për çdoggjë që ndodh në jetën sociale në rrethin tonë ose bashkësinë tonë ku ne jetojmë

Exit mobile version