Site icon PORTALB

Meghan Markle shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit dhe gjithë sytë janë tek ajo

Harry dhe Markle me birin

Pesë javë pas lindjes së djalit Archie, Dukesha e Sussex ka vendosur që të shfaqet për herë të parë në publik. Me siguri, një nga ato daljet e detyruara nga protokolli i familjes mbretërore, por që atë në pak sekonda e kthyen në protagonisten e momentit, transmeton Classlifestyle. Thuajse, në të gjitha mediat botërore, shfaqja për herë të parë në një aktivitet të rëndësishëm e Meghan Markle ka marrë vëmendjen e duhur sepse kjo është dalja e saj e vërtetë publike, pas statusit të ri të nënës.

Meghan Markle dhe Princi Harry ishin pjesë e aktivitetit “Trooping of Colour’, në nder të ditëlindjes së mbretëreshës këtë të shtunë. Mami i vogëlushit Archie kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë të errët dhe dukej shumë e lumtur, me një portret rrezatues dhe një pamje të kuruar në detaje. Në këtë ngjarje të rëndësishme të familjes mbretërore, Meghan Markle shoqërohej nga i shoqi, Princi Harry, nga Kate Middleton dhe anëtarë të tjerë pallatit mbretëror.

Me siguri, që për të si nënë kjo është e para shkëputje e vërtetë nga roli i prindërimit, ku përkushtimi ndaj vogëlushit Archie është doemos angazhimi dhe kënaqësia më e madhe për të!

Exit mobile version