Site icon PORTALB

Protestat në Gjorçe s’janë në Youtube!

Protestat në Gjorçe s’janë në Youtube!

Natën e kaluar nga Youtube janë zhdukur incizimet e publikuara nga qytetarë ku shihet sigurim i fuqishëm policor në protestat në Gjorçe. Me incizimet është fshirë edhe kanali Youtube e një vajze e cila ishte nënshkruar si Aleksandra, që e ka postuar të njëjtën. 

Nga MPB thonë se fshirja e videove s’ka lidhje me ta. “Youtube është kompani private dhe nuk mundemi, e as që kemi kërkuar të fshihen incizimet nga protesta e mbrëmshme. 

MPB nuk është pronare e Youtube. Ajo ka kushte për shfrytëzim, drejtohuni në Youtube”, ka thënë për “Plusinfo” zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski. Ai ka thënë se MPB ka incizuar me kamera të veta protestën, por ka shtuar se nuk di nëse do i publikojnë ato incizime.

Exit mobile version