Jeta ime perfekte u shkatërrua brenda minutës

Victoria Milliagan është një grua që i kaloi pranë vdekjes, e pa me sy atë në mënyrë të dyfishtë, por ia doli të mbijetonte dhe sot të jetë ndihmë për njerëz që vuajnë si ajo dikur, transmeton Revista Class.

“Historia ime është ajo e një jete perfekte që shkatërrohet në një fraksion sekonde. Është një histori që tregon qartë se asnjë nga ne nuk e di ç`e pret pas pak sekondash dhe që duhet të jemi mirënjohës për ato që kemi.

Gjithçka nisi më 5 maj, 2013Si çdo ditë unë, bashkëshorti dhe katër fëmijët tanë ishim në shtëpinë tonë të verës në Cornwall të Veriut, për një fundjavë pushimi. Koha ishte e mrekullueshme. Pasi bëmë kala me rërë vendosëm të merrnim motobarkën tonë të shkonim për piknik. Ishte udhëtimi i parë në anije për atë vit dhe ishim të gjithë në një gjendje shpirtërore të mirë. Të gjithë po qeshnim. Duke mos dashur të mbaronte dita, një nga fëmijët tha fjalët që për ne do ishin fatale: “Le të kthehemi!” Ishte një kombinim i faktorëve që na rrëzoi në det: pa jelekë sigurie dhe një manovër e gabuar. E gjetëm veten të gjashtë në det të hapur. Nuk i pashë ku shkuan të tjerët, dëgjoja vetëm djalin e vogël katër vjeç që bërtiste: “Mami, uji është akull i ftohtë”. Instinkti im prej nëne hyri në lojë duke më bërë të notoja drejt tij. Mendova se mund ta çoja në bregun më të afërt. Ndërkohë që timoni i bllokuar i motobarkës e bënte të rrotullohej dhe të na godiste gjatë gjithë kohës. Ai e preu këmbën time të majtë dhe këmbën e djathtë të djalit.

U deshën më shumë se 12 operacione dhe nëntë muaj me një strukturë metalike të rëndë që të rehabilitohej. Dy vajzat e mia pësuan vetëm lëndime të vogla fizike, por ato mendore ishin të mëdha për shkak të traumës. Nga deti na nxorën rojet e sigurisë. E dija që burri im Nicko kishte vdekur, sepse dëgjova në det vajzën e madhe duke bërtitur: “Babi ka vdekur”, por nuk dija asgjë për Emily-n e vogël. Truri im vazhdonte të mendonte e të shpresonte se vajza do sillej me një tjetër helikopter, por jo. Nuk erdhi kurrë. Një polic m`u afrua në spital dhe më tha se Emily kishte vdekur. Hyra në një dhimbje të thellë, tronditëse. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Më ka shpuar si një thikë, si ajo që hyn e del në trup e që të dhemb më shumë. U ngurtësova nga vuajtjet e mia. Si mund të jetoja pa Nicko-n dhe Emily-n? E vërteta është se koha nuk ndalet. Si mund të ecte koha e të vazhdonte bota rrjedhën normale kur të dashurit e mi kishin ikur?

Nuk ka një strategji sekrete e të gatshme për të kapërcyer zinë. Nuk ka një rrugë të shkurtër. Do t`i kalosh të gjitha etapat, një e nga një dhe do vuash derisa të shërohesh. Falë kombinimit të forcës së brendshme, instinktit të fuqishëm të nënës për t`u kujdesur për tre fëmijët e tjerë, dashurisë së familjes dhe miqve, dhe mbështetjes nga një qendër sociale jam këtu tre vjet më vonë. Isha e vendosur, tre fëmijët nuk do të humbnin edhe mua. Ata janë ende të vegjël.

Dalëngadalë mora guximin të ngrihesha nga shtrati, pastaj të mbyllja deri në fund ditën, pastaj të dilja nga shtëpia… Tani marr pjesë në maratona vrapi, luaj tenis. Një këmbë më pak nuk do më bëhej kurrë pengesë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button