Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbim të një personi, e mbanin të mbyllur në ahur

Me datë 5 qershor 2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sektori rajonal për hetime ka pranuar informatë inteligjente se 2 (dy) persona të dyshuar kanë rrëmbyer një person (tani viktimë), dhe të njëjtin janë duke e mbajtur të fshehur në fshatin Staradran- Istog, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, raporton Koha.net.

Tutje thuhet se sektori rajonal i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, të asistuar nga njësia për reagim të shpejtë, njësitë patrulluese të stacionit policor Pejë dhe Istog, në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje në disa lokacione, transmeton Koha.net.

Pas një pune operativo-hetimore rreth orës 16:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 2 (dy) persona të dyshuar:

G.M lindur me 1985 m/k/sh

A.M lindur me 1977 m/k/sh

“Tek të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, 104 copë fishek, një llap top, disa telefona celularë, kartela të bankës, kartela të telefonit, CD, fletore për mbajtjen e shënimeve, dokumente të veturës, dhe një automjet, të gjitha këto i përkisnin të dyshuarve”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se gjithashtu është arritur të gjendet edhe viktima e rastit i cili nga të dyshuarit është mbajtur i mbyllur dhe i lidhur në stallë të bagëtive (ahur).

“Viktima dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur i mbyllur nga të dyshuarit për arsye të një borxhi të cilin viktima ju kishte të dyshuarve”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, dhe më urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button