Site icon PORTALB

Radev: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk është kërcënim për askënd

Rumen Radev

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk mundet të jetë burim i rrezikut për askënd. Përkundrazi, ajo do të kontribuojë për siguri më të madhe në rajon, thotë presidenti bullgar, Rumen Radev në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Rusisë, TASS, njofton Portalb.mk.

Ai e vlerëson të gabuar paradigmën sipas së cilës siguria e një vendi sigurohet në llogari të sigurisë së vendit tjetër.

“Kjo formulë dërgon deri në destabilizim dhe mosbesim dhe krijon rreziqe. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, të cilën Bullgaria e përkrahë, e ul potencialin për konflikte në rajonin tonë të ndërlikuar”, theksoi Radev.

Presidenti bullgar thotë se është e domosdoshme që të ulen tensionet mes NATO-s dhe Rusisë, që të krijohet dialog i plotë në lidhje me çështjet e sigurisë. Forcimi i besimit, sipas Radev, do të ndihmojë që të tejkalohen frikat reciproke të cilat ekzistojnë në këtë moment.

Exit mobile version