Site icon PORTALB

Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë Bajrakli në Beograd (VIDEO)

Fitër Bajrami në Beograd 2019. Foto: Anadolu Agency

Fitër Bajrami në Beograd 2019. Foto: Anadolu Agency

Namazi me rastin e ceremonisë së festës muslimane të Fitër Bajramit është falur në xhaminë Bajrakli në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia e Beogradit ishte e vogël për të pranuar numrin e madh të besimtarëve, shumë prej të cilëve u falën në oborrin e xhamisë.

Reisu-l-ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Serbisë, Sead Nasufoviq, në porosinë e tij tha se Allahu ka krijuar njeriun dhe nëse ai njeri ka zemër të mbushur me dashuri, atëherë ka forcë dhe kapacitet të përmbledh të gjithë shtatë qiejtë.

Nga këtu, tha ai, besoj se të gjithë që kanë ardhur në namazin e Bajramit, kanë ardhur me zemër të pastër.

“Vëllezër të dashur, Ramazani është një mësues i cili fillimisht na mëson për shpejtësinë me të cilën kalon koha dhe kur një njeri e kupton se ky muaj i kulluar ka kaluar si një çast, sikur kur njeriu prek pëllëmbën e dorës me pëllëmbën tjetër, atëherë ka kuptuar se është mesazh për njerëzit e mençur, se edhe jeta përfundon shpejt”, tha Nasufoviq, sipas të cilit këto janë shenja të cilat duhet të bëjnë njeriun të çmojë më shumë jetën.

Exit mobile version