Dhjetëra qytetar janë tubuar para QKUK-së në shenjë pakënaqësie për transferimin e mundshëm të ‘Grupit të Drenicës’, në burgun e Mitrovicës së Veriut.
Në mesin e qytetarëve që po përkrahin kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe të tjerët janë edhe zyrtar të kësaj komune të prirë nga nënkryetari Fadil Nura, transmeton express.
Ndryshe, mbrëmë është paralajmëruar nga avokatët e Lushtakut se sot do të dihet nëse ata do të transferohen apo jo.
Sami Lushtaku u arratis mbrëmë nga QKUK’ja duke rezistuar kështu shkuarjen në burgun në Veri.
Akoma avokatët e tij nuk kanë arritur një marrëveshje me EULEX’in për dorëzimin e Lushtakut./Tribuna