Site icon PORTALB

Janë arrestuar 30 protestues të opozitës, mbi 30 të tjerë janë shoqëruar

Protesta në Tiranë

Protesta në Tiranë

30 protestues të opozitës janë arrestuar nga policia dhe mbi 30 të tjerë janë shoqëruar pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme që zgjati tre orë.

Protesta e djeshme që ishte e shtata kombëtare e opozitës, nisi me fjalimin e Bashës tek Kryeministria ku militantët hodhën breshëri kapsollash ndaj policisë, ndërsa situata më pas agravoi te parlamenti, transmeton Gazeta Express.

Protestuesit shkulën gardhet metalikë dhe goditën policët në vazhdimësi me mjete të forta shpërthyese. Nga dhuna e ushtruar, 10 efektivë edhe 3 protestues mbetën të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

Exit mobile version