Site icon PORTALB

Rrufeja e ka goditur minaren e Xhamisë në fshatin Rashçe

Xhamia Rashçe

Xhamia Rashçe

Sot pasdite moti i lig ka përfshirë rajonin e Shkupit dhe fshatrat përreth. Moti ishte i përcjell me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Ndërkohë raportohet se në orët e pasdites rrufeja ka goditur minaren e xhamisë në fshatin Rashçe.

Intervenimi i zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët e fshatit në fjalë kanë arritur që në kohë të shuajnë zjarrin, duke pamundësuar që të përhapet edhe në brendi të xhamisë, transmeton Alsat M.

Nga zjarri është shënuar vetëm dëm material.

Exit mobile version