Site icon PORTALB

Mënyra më e thjeshtë për të realizuar ‘smokey eye’ si një profesioniste e vërtetë

Stili "Smokey eye"

Stili "Smokey eye"

Kush nga ne vajzat nuk është përpjekur të paktën një herë të provojë të bëjë vetë një “smokey eye”? Edhe pse, duhet të themi që këto përpjekje në shumicën e rasteve janë të dështuara. “Smokey eye” duket shumë bukur, sidomos gjatë mbrëmjes kur duam ta rëndojmë pak më shumë grimin, por realizimi i tij nuk është diçka e lehtë, shkruan Class. Si gjithmonë, ne jemi këtu për t`ju ndihmuar dhe për t`ju lehtësuar jetën! Më poshtë po ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë për të realizuar “smokey eye” nëse jeni fillestare.

Hapi 1: Aplikoni primer

“Smokey eye” kërkon shumë tone, prandaj është i domosdoshëm primeri në mënyrë që tonet të qëndrojnë dhe të mos bien. Po ashtu, primeri ndihmon në njëtrajtësimin e ngjyrës së kapakëve të syve.

Hapi 2: Krijoni bazën

Aplikoni ton kremoz nga rrënjët e qerpikëve në të gjithë kapakun e syrit.

Hapi 3: Vijëzoni

Aplikoni laps të zi përgjatë vijës së qerpikëve. Mos u shqetësoni nëse vija nuk del perfekte, pasi do ta sfumoni me një furçë për t`i dhënë efektin “smokey”.

Hapi 4: Vijëzoni sërish

Vijëzoni sërish, por kësaj radhë në pjesën e poshtme të syrit.

Hapi 5: Mos harroni qerpikët

Përdorni një kthyes qerpikësh dhe më pas vendosni rimelin. Vendosni tri shtresa rimel (ose sa ta shihni të arsyeshme) dhe më pas përdorni një krehër qerpikësh për t`i ndarë nga njëri-tjetri.

Hapi 6: Highlighter-i

Në fund, mos harroni highlighter-in. Përdorni një highlighter metalik në qoshet e syve dhe prej andej përhapeni në të gjithë kapakun. Highlighter-i u jep shkëlqim syve tuaj dhe i bën ata të duken më të mëdhenj dhe më të hapur.

Burimi: Elle

Exit mobile version