Site icon PORTALB

Një autobus ka marrë flakë në vendkalimin kufitar në Tabanovc, nuk ka të lënduar

Ka marrë flakë një autobus në kalimin kufitar Tabanovc. Sipas informacioneve, të gjithë pasagjerët në momentin e shpërthimit të zjarrit u larguan menjëherë nga autobusi, duke shmangur tragjedinë eventuale, transmeton Portalb.mk.

Mjekët e ndihmës mjekësore emergjente nga Kumanova ofruan asistencë për një pasagjer rreth 70 vjeç që ishte prezent në autobusin që mori flakë në kalimin kufitar Tabanoc.

“Gruaja ishte dukshëm e mërzitur, e tronditur, e stresuar, dhe ne siguruam terapi, nuk kishte pasagjerë të tjerë që kishin pësuar lëndime”, informojnë nga ndihma emergjente e Kumanovës.

Pasagjerët në autobusin i cili deri tani për arsye të pakonfirmuara mori flakë në dalje të shtetit ndaj Serbisë fqinje, u evakuuan menjëherë. Në njësinë territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë, ngjarja u raportua në 15:45. Zjarrfikësit e Kumanovës me dy automjete arritën të shuajnë zjarrin në autobusin që ishte në flakë. Pjesa tjetër e udhëtarëve që ishin në vendkalimin kufitar gjatë asaj periudhe vepruan me ndërgjegje dhe sipas situatës.

Bëhet fjalë për një autobus nga Novi Sadi, Serbi, i cili u dogj plotësisht rreth orës 16:00 në pikën kufitare Tabanovce midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mediat serbe njoftuan se udhëtarët e autobusit dhe të gjithë ata që ishin afër kufirit ikën nga frika e një shpërthimi.

Exit mobile version