“Kathimerini”, “Nefteboriki”, “To Vima”, “Real”, “Ta nea” etj, janë mediat greke që kaqnë raportuar për këtë ngjarje, duke e konsideruar se situata e krijuar në Shkup është “tensionuar deri në ekstrem”, ndërkaq “incidenti është mjaft serioz”.
“Pasi e kanë mësuar lajmin për vrasjen e një djaloshi 18 vjeçar, qytetarët e Gjorçe Petrovit të revoltuar kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë filluar të thyejnë gjithçka ka në rrugë”, ka shkruar “Kathimerini”, duke shtuar se këto incidente sipas të gjithë treguesve ka marrë edhe karakter ndëretnik.
Gazeta “To Vima” shkruan se ngjarje të tilla me karakter ndëretnik shpeshherë ndodhin në Maqedoni dhe janë rezultat i “balancit të prishur ndërmjet shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare në vend”.