Site icon PORTALB

Tetova nën ethet parazgjedhore, punohet për parkimet

Tetova nën ethet parazgjedhore, punohet për parkimet

Tetova nën ethet parazgjedhore, punohet për parkimet

Kanë vazhduar punimet për ndërtimin e venparkimeve në qytet. Nga Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore bëjnë të ditur se kanë filluar punimet për ndërtimin e vendparkimit të mbyllur në rrugën “Jane Sandanski”, i cili do të përfshijë 103 vendparkime. 

Ndërtimi i tij realizohet në kuadër të aksionit për shtimin e vendparkimeve në qytet, që do të përfshijë ndërtimin e gjashtë vendparkimeve të reja të mbyllura me kapacitet të përgjithshëm prej 800 vendesh.

Njëkohësisht, nga sot kanë filluar punimet për rregullimin dhe përmirësimin e sinjalistikës vertikale rrugore në qytet. Ky aksion ka filluar me vendosjen e shenjave sinjalizuese tek unaza në rrugën industriale, ndërsa do të vazhdojë me vendosjen e sinjalistikës edhe në unazat tjera, të cilat janë në ndërtim e sipër.
Më pas ky aksion do të përfshijë edhe përmirësimin e sinjalizimit vertikal në pjesët tjera të qytetit. /Portalb

Exit mobile version