VMRO dhe BDI më së voni deri të premten do të fillojnë me ndarjen e resorëve pasi që edhe sekretari gjeneral i BDI-së Abdylaqim Ademi doli me qëndrim se harmonizimi i platformave të partive në një platformë të qeverisë është në përfundim e sipër.
Do të formohet edhe një grup ndërpartiak i cili do të punojë për gjendën evropiane dhe euro-atlantike në vend që është thelbësore e koalicionit qeverisës. Nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndarjen e resorëve por flitet për emra të rij dhe resorë të reja, shkruajn mediat maqedonase.
Në opinion veç më doli me informacion se BDI do të heq dorë nga ministria e mbrojtjes sepse kjo ministri duhet të bashkëpunojë me shefin e shtetit Gjorge Ivanov të cilin BDI ende nuk e pranon.
Bëhet e ditur se BDI do të heq dorë nga ministria e ekonomisë dhe ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor për të fituar atë të transportit dhe kjo për shkak të Korridorit 8 e cila lidh Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Nëse nuk ka marrëveshje për këto resorë, spekulimet janë se BDI do të mbetet me të njëjtat ministri përveç asaj të mbrojtjes.