Site icon PORTALB

BDI vendos, vazhdon koalicioni me VMRO-në

BDI vazhdon koalicioni me VMRO-në

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbrëmshme ka konstatuar se dallimet mes partnerëve të koalicionit për ligjin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë mbeten edhe më tej, por këto dallime nuk duhet të shkaktojnë bllokadë të punës së institucioneve të rëndësishme për qytetarët dhe agjendën evropiane, raporton gazeta Koha.

“Kryesia qendrore ka analizuar zhvillimet aktuale në vend. Kryesia qendrore i jep mbështetje të plotë grupit parlamentar të BDI-së në punën e tyre për të penguar miratimin e një ligji selektiv. Kryesia Qendrore konstaton se mbeten dallimet esenciale ndërmjet partnerëve sa i takon ligjit, por duhet të bëhen përpjekje që këto dallime mos të reflektojnë në sferat e tjera të jetës dhe bllokimin e institucioneve të cilat janë të rëndësishme për funksionimin normal të qytetarëve dhe realizimin e agjendës evropiane të vendit dhe shpresojmë se do të gjenden zgjidhje për këto dallime esenciale”, thuhet në konkluza, njofton zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për gazetën Koha.

Kryesia qendrore e BDI-së ka diskutuar edhe për problemet me emrat e shkollave në Çair dhe paralelen në gjuhën shqipe në Lisiçe. “Do të tentojmë që këto dallime që i kemi me ligjin mos të reflektojnë në sfera dhe problemet tjera. Është me rëndësi që institucionet të jenë stabile”, tha zëdhënësi Osmani./Portalb

Exit mobile version