Site icon PORTALB

Vruçina edhe dy vite të tjera me Shkëndijën

Bojan Vruçina vazhdoi kontratën me kuqezinjtë nga Tetova

Bojan Vruçina vazhdoi kontratën me kuqezinjtë nga Tetova

Sulmuesi kroat në pranverë luajti në 14-të ndeshje për Shkëndijën dhe shënoi 10-të gola, duke mbyllur sezonin si golashënues më i mirë i ekipit.

Drejtuesit e Shkëndijës nuk kanë pasur shumë kohë për të festuar shumë sigurimin e pjesëmarrjes në kualifikimet e Evropa Ligës, pasi menjëherë është dashur t’i përveshin mangët për realizimin e planeve për të ardhmen. Vetëm dy ditë pas euforisë që u krijua në Tetovë dhe më gjerë për suksesin në sezonin e posa përfunduar, vjen tjetër arsye gëzimi pas përfundimit të suksesshëm të bisedimeve ndërmjet drejtuesve të klubit dhe sulmuesit kroat Bojan Vruçina. 29-të vjeçari ka pranuar të firmosë kontratë të re dy vjeçare, duke u lidhur kështu me Shkëndijën për një periudhë më të gjatë, pas gjashtë mujorit të parë jashtëzakonisht të suksesshëm.

Bojan Vruçina iu bashkua Shkëndijës në merkaton e janarit dhe me ‘kuqezinjtë’ firmosi për 6-të muaj, me opsion për vazhdim të bashkëpunimit nëse të dyja palët mbeten të kënaqura me përvojën fillestare. Sulmuesi kroat në pranverë luajti në 14-të ndeshje për Shkëndijën dhe shënoi 10-të gola, duke mbyllur sezonin si golashënues më i mirë i ekipit. Kjo bëri që drejtuesit të vendosin të mbajnë kroatin për një kohë më të gjatë në skuadër, ndërsa pasi edhe futbollisti tregoi disponim pozitiv për të vazhduar qëndrimin në Tetovë shumë lehtë u arrit marrëveshja e re 24 mujore. Kështu Shkëndija siguron tani më për një periudhë më të gjatë njërin prej pikat më të forta në skuadër, ndërsa ditët në vijim priten të tjera risi në drejtim të kompletimit të shpejtë të ekipit para fillimit të përgatitjeve për kualifikimet në Evropa Ligë.

Exit mobile version