DW-ja në gjuhën maqedonase sot ka bërë të ditur se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel është kundër marrjes së datës nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) për nisjen e negociatave anëtarësuese të saj me Bashkimin Evropian (BE) në muajin qershor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.
Përveç për RMV-në, partitë CDU/CSU janë kundër marrjes së datës edhe nga Shqipëria, ku sipas Gunter Krihbaum vendimi për marrjen e datës do të sillet gjatë muajit tetor.
“Deri sa të sillet vendimit, do të vijë tetori”, tha kryetari i Komisioni për Politikë Evropiane të Bundestagut, Gunter Krihbaum.
Sipas tij, “me siguri nuk do të ketë diçka” nga deklarimi pozitiv i 28-të shteteve anëtarë anëtare të BE-së tash në mesin e qershorit.
LEXO: Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin për Maqedoninë e Veriut, do të ketë rekomandim