Site icon PORTALB

‘Kosova’, përplasen keq jashtë Kuvendit dy zyrtarët serb

Dy politikanë serbë janë përplasur sot ashpër jashtë korridorëve të Kuvendit të Serbisë, rreth Kosovës.   Mësohet se ka qenë anëtari i SNS-së, Dragan Shormoza, ai i cili ka vendosur të nisë sulmet verbaqe ndaj liderit opozitar të ‘Dverit’, Bosko Obradoviç, duke e cilësuar një agjent tradhëtar, transmeton Balkanweb.

Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur kur Obradoviç ishte duke u përgatitur që të fliste para mediave brenda Kuvendit të Serbisë, kur Shormaza  e ka  pyetur ‘Se kur ke qenë në Kosovë? Në këtë përplasje është përfshirë edhe një zyrtar tjetër i SNS-së, Vladimir Gjukanoviç, i cili i ka dalë në krahë bashkë partiakut të tij.

Exit mobile version