Site icon PORTALB

MBPEU: Afati për parashtrimin e kërkesave për subvencione shtyhet deri më 30 qershor

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave

Afati për parashtrimin e kërkesave për subvencione për Programin për përkrahje në bujqësi për vitin 2019 do të vazhdohet deri më 30 qershor, kanë informuar nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, përcjell Portalb.mk.

“Ky vazhdim i afatit është me kërkesë të vet bujqve, me qëllim që të mund të gjithë bujqit ta shfrytëzojnë të drejtën për parashtrimin e kërkesave për përkrahje financiare nga masat e Programit të këtij viti për pagesa direkte. Deri në këtë afat, bujqit do të mund të dorëzojnë kërkesa për Programin për përkrahje financiare në bujqësi për vitin 2019, gjegjësisht për pagesa direkte në prodhimtari bimore edhe atë për hapësira në fushën e kulturave kopshtare, të mbjella të pemëve dhe për prodhimtari bujqësore edhe atë për kujdesin e kafshëve, bletëve, dhive dhe kafshëve të therura në një thertore”, thuhet në njoftimin nga Ministria.

Exit mobile version