Site icon PORTALB

Adelina refuzon ofertën për në X Factor. Arsyet?

Adelina refuzon ofertën për në X Factor. Arsyet?

Adelina refuzon ofertën për në X Factor. Arsyet?

Adelina Ismaili nuk do të jetë pjesë e jurisë së “X Factor Albania 2”. Ky është prononcimi zyrtar që vjen nga kompania që menaxhon këngëtaren e famshme, pas thashethemeve të shumta që u përhapën së fundmi për një pjesëmarrje të mundshme të divës shqiptare në këtë talent show.

Përfaqësuesja e saj e PR, Rudina Idrizaj ka saktësuar dje për të gjitha mediat dhe portalet online se Adelina Ismaili e ka refuzuar ftesën e bërë nga produksioni i “X Factor Albania”.

“Si zëdhënëse zyrtare e Adelina Ismaili-t, e përsëris: Adelina Ismaili ka refuzuar pjesëmarrjen në jurinë e “X Factor Albania 2” për arsye profesionale dhe personale. Lusim mediumet të fillojnë të përfillin, të kuptojnë rolin e zëdhënëses dhe të informohen para deklarimeve të “fuqishme” posaçërisht kur janë kryekëput gënjeshtër…”, ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e Adelinës, transmeton balkanweb. Mohimi i këtij lajmi është bërë sakaq edhe përmes faqes zyrtare të këngëtares në Facebook./Portalb 

Exit mobile version