Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e Ligjit për koordinim të komunitetit kundërzbulues në Maqedoninë e Veriut dhe të Ligjit për Ajgencinë për Siguri Nacionale. Këto janë ligjet kyçe për reforma në shërbimet e sigurisë, kumtoi sot Kabineti i Presidentit, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç theksohet në kumtesë, me Ligjin për koordinim të komunitetit kundërzbulues, që po miratohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, është formuar Këshilli për koordinim i cili do t’i zbatojë propozimet e trupit më të lartë të sigurisë – Këshillit për Siguri Nacionale.
Në Këshillin për koordinim janë të përfaqësuar të gjitha institucionet që kanë kompetenca në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Me Ligjin për Agjencinë për Siguri Nacionale në mënyrë precize rregullohet mbledhja e të dhënave dhe informatave të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit.