RMV, grant prej 1,2 milionë frangave zvicerane për 12 projekte për zhvillim të barabartë rajonal

Me grante në vlerë prej 1,2 milionë frangave zvicerane secili nga tetë rajonet planore në Maqedoninë e Veriut do të zbatojë nga dy projekte me të cilat duhet të përmirësohet gjendja me zhvillimin e pabarabartë rajonal. Ata kanë të bëjnë me sferat e mjedisit jetësor, përfshirjen sociale, infrastrukturën e biznesit dhe turizmit, njofton MIA. Po zgjedhen dhe financohen në kuadër të skemave të grantit përmes projektit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirës, që Qeveria e zbaton me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës dhe Agjencinë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu në prezantimin e sotëm të projekteve porositën se zhvillimi i barabartë është shtyllë e konceptit qeveritarë për ndërtimin e “Një shoqërie për të gjithë”.

Projekti prioritar në rajonin më të pazhvilluar – Verilindorin merr 145 mijë franga zvicerane, ndërsa në atë të Shkupit, i cili është më i zhvilluar, 60 mijë franga zvicerane. Fondi total për skemën e mbështetjes për mbështetje të projekteve inovative për këtë vit është 311.840 franga zvicerane, prej të cilave secili nga rajonet planore merr nga 38.980.

Me projektin për zhvillim të barabartë të qëndrueshëm dhe përfshirës rajonal janë përfshirë edhe komponentë për shërbime këshilluese për përgatitjen e projekteve dhe përpunim të zgjidhjes softuerike me çka do të bëhet kontroll i të gjithë shpenzimeve për zhvillim të barabartë rajonal për çka tani nuk ka gjendje. Aktivitetet, siç tha zëvendëskryeministri Angjushev, do të zbatohen në afatin e planifikuar, gjegjësisht deri në vitin 2020.

Ai shtoi se për zhvillim të barabartë rajonal ndahen mjete edhe në ministritë e tjera dhe se përgjatë gjithë shtetit bëhen shkolla përmes Ministrisë së Arsimit, rekonstruohen spitale përmes Ministrisë së Shëndetësisë, kopshte dhe shtëpi për persona të mëshuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ujësjellës dhe kanalizime përmes Transportit.

Zëvendës ambasadori i Zvicrës, Stefan Tomaxhan porositi se për efekte në uljen e dallimeve në zhvillimin e rajoneve është i nevojshëm vullnet politik dhe sjellja e vendimeve të decentralizuara me përfshirjen e të gjithë faktorëve.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sqaroi se diskutimi duhet t’i tejkalojë interesat personale ose të ngushta të kryetarëve të komunave, të cilëve iu jepet mundësia që të fillojnë të shohin edhe në nivel rajonal.

“Do të nevojitet kohë që të ndryshohet ai mentalitet, megjithatë kjo është me rëndësi kyçe dhe do të ndihmojë në sjelljen më të mirë të vendimeve”, theksoi Tomaxhan.

Sipas Fazliut, gjatë realizimit të projekteve respektohen rregulloret dhe marrëveshjet e krijuara me Ambasadën zvicerane, ndërsa paratë shpenzohen në mënyrë transparente dhe në secilën fazë të evaluimit ka përfaqësues nga Ambasada.

Fazliu informoi se me mbështetje financiare nga programi për zhvillim të barabartë rajonal i Ministrisë për momentin në tetë rajonet planore realizohen 43 projekte, prej të cilave 38 infrastrukturore dhe pesë për përgatitjen e dokumentacionit teknik. Deri në fund të vitit do të realizohen edhe projektet për zhvillim të fshatrave dhe të rajoneve për nevoja të specifikuara zhvillimore në vlerë totale prej shtatë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button