Site icon PORTALB

20-vjeçari shqiptar mahniti jurinë e ‘The Voice’ në Francë (Video)

Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj, i cili njihet më shumë me emrin e artit Gjon’s Tears është një i ri shqiptar shumë i talentuar që ka magjepsur jurinë e “The Vocie of France”. Ai ka kënduar këngën “Rocket Man” të Elton John dhe ka kaluar menjëherë në gjysmëfinale. Një performancë emocionuese që ka ngritur në këmbë jurinë e talent show-t, transmeton Class.

Gjoni ka lindur në Zvicër, por i ati i tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa e ëma nga Tirana. Ai nuk është një emër i padëgjuar në Shqipëri, pasi ai ka marrë pjesë në vitin 2011 në “Albania’s Got Talent”, ku ka kënduar këngën “Je t’aime” të Lara Fabian.

Exit mobile version