Site icon PORTALB

Ja si do të jetë moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut

Moti me shi

Moti sot

Gjatë javës pritet periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha të diellit. Në orët e pasdites moti në vend do të jetë jostabil dhe shi lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, transmeton Portalb.mk.

Proceset lokale do të jenë më intensive, veçanërisht të premten dhe gjatë fundjavës, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale deri në fund të javës do të lëvizë në intervalin prej 6 deri 15 gradë. Gjatë javës temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 23 deri 30 shkallë, për të premten dhe gjatë fundjavës të pasojë ftohje me temperaturë maksimale prej 18 deri 26 gradë.

Exit mobile version