Site icon PORTALB

Rrëfimi i aktorit: Vrava gruan time para 3 fëmijëve

Rrëfimi i aktorit: Vrava gruan time para 3 fëmijëve

Rrëfimi i aktorit: Vrava gruan time para 3 fëmijëve

 “Qëllova gruan time”. Është kjo deklarata e parë e bërë para oficerëve të policisë nga aktori Michael Jace, aktori i bërë i njohur falë interpretimit të rolit të policit homoseksual Jualian Loëe në serialin televiziv “The shield”.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, policia është njoftuar për vrasjen nga vetë aktori, i cili ishte në gjendje konfuzioni.

Ai është shoqëruar në komisariatin e policisë, por nuk është arrestuar ende. Sipas kreut të hetimit, Sara Faden, mendohet se bëhet fjalë për një incident banal brenda mureve të shtëpisë. Ngjarja duket se ka ndodhur në prani të tre fëmijëve të çiftit.

Aktori Michael Jace është bërë mjaft i njohur, falë 7 sezoneve që ka marrë pjesë në serialin televiziv “The shield”, film që flet për jetët e komplikuara të një grupi policësh.

Exit mobile version