“Për shkak të kontrolleve teknike më duhej të kthehesha në Rusi”. Ky është mesazhi që drejtori i “Nefa Mebel”-it, Maksim Maksimov ua ka dërguar menaxherëve në Serbi, vetëm pak ditë pasi që kjo kompani të zhduket brenda natës, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk.
LEXO: Është mbyllur “Nefa Mebel” në Maqedoni dhe Serbi, blerësit janë mashtruar, nuk i kanë marrë porositë
“Nefa mebel” në Maqedoni ka dhjetëra shitore në mbarë vendin. Dyqani i fundit në Shkup, në QTQ, është hapur përpara saktë një viti, në maj të vitit të kaluar, por edhe pardje të gjithë janë mbyllur dhe askush nuk lajmërohet në telefon.
“Vetëm në Gostivar janë vjedhur 160 klientë, ky është krim i organizuar”, thotë njëri nga blerësit në koment në një tekst për mashtrimin e “Nefa mebel” në faqen e Fejsbukut të SDK-së. Ka edhe komente të blerësve të mashtruar në Shkup dhe Strumicë.
Në Maqedoni të Veriut, kompania ka 3 dyqane në Shkup – në Siti Moll, Kapitoll Moll dhe QTQ, dhe në Veles, Gostivar, Prilep, Manastir, Tetovë. Por dje pasdite të gjithë menjëherë janë mbyllur, ndërkaq blerësit thonë se shoshitësit që kanë qenë brenda nuk kanë mundur të marrin informata se si t’i marrin porositë.