Shqipëri: Kuvendi rrethohet me tela me gjemba, kryeministria me barriera

Qeveria po merr masa sigurie si rrallë më parë pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Gjatë ditës së djeshme rreth kryeministrisë janë vendosur barriera metalike, ndërsa shtyllat janë lyer me graso për të mos lejuar dëmtimin e kamerave rreth godinës, njofton Albeu.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme tek Kuvendi janë vendosur tela me gjemba, si asnjëherë më parë.

Policia ka ndaluar parkimin e makinave në zonat ku parashikohet të bëhet protesta siç janë përreth kryeministrisë dhe përballë Kuvendit, ndërsa janë kryer kontrolle brenda bizneseve private.

Duket se qeveria ka informacion se protesta e sotme mund të degjenerojë në akte dhune dhe prandaj po merre masa ekstreme sigurie duke angazhuar edhe 1 700 forca policie.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme duke kërkuar rrëzimin e Ramës dhe ngritjen e një qeveria tranzitore deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button