Site icon PORTALB

New York, shqiptari vret gruan, plagos djalin

New York, shqiptari vret gruan, plagos djalin

New York, shqiptari vret gruan, plagos djalin

Gazeta amerikane Nju Jork Post raporton një rast të rëndë krimi në një familje shqiptare. Hasan Rugova, 52 vjeç, portier në Manhatan, për shkak të xhelozisë goditi disa herë me thikë të shoqen, Gyltene Rugovën, 46 vjeçe. Goditja në zverk ishte vdekjeprurëse. Gruaja ndërroi jetë në reaminacionin e “Lutheran Hospital” të Nju Jorkut. Djali i çiftit, Ibrahimi, 14 vjeçar u mundua ta pengonte të atin të mos e vriste nënën, por jo vetëm nuk i shpëtoi jetën, por u plagos disa herë me thikë nga prindi i tij (ne foto 14 vjeçari Ibrahim dhe nëna e tij, Gyltene).

Hasan Rugova, që shpesh kthehej i pirë në banesë, pasi goditi të shoqen u përpoq po me thikë të vriste veten. Ai godit tre herë me thikë veten, por sipas policisë, plagët që ka shkaktuar nuk kanë qenë të rënda.

Tashmë Hasani gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai rrezikon dënimin me burg të përjetshëm. Me vrasjen e së shoqes Hasani la jetim katër fëmijë: Melisën, 12 vjeçe, Ibrahimin, 14 vjeç, Mirandën, 17 vjeçe dhe Idrizin, 19 vjeç.

Exit mobile version