Site icon PORTALB

FMN: Lufta tregtare komprometon rritjen ekonomike botërore

FMN

FMN

Rritja ekonomike botërore, që pritet gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2019, mund të komprometohet nga rikthimi i tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, paralajmëroi sot shefja ekonomike e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), përcjell Koha.net. 

“Ndonëse impakti mbi rritjen botërore është për momentin relativisht modest, përshkallëzimi i ri (i luftës tregtare) mund të përkeqësojë seriozisht klimën e biznesit dhe besimin tek tregjet financiare”, thekson Gita Gopinath në një deklaratë të përbashkët me asistentin e saj Eugenio Cerutti dhe ekonomistin, Adil Mohommad.

“Lufta tregtare trazon kanalet e prodhimit dhe mund të komprometojë rifillimin e rritjes ekonomike botërore të parashikuar më 2019”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version