Kishte 200 dollarë në bankë, por në shtëpi fshihte edhe shtatë milionë dollarë të tjerë, në monedha ari të shekullit XIX, nga epoka e Perandoreshës britanike Victoria.
Walter Samasko Jr., jetonte në Carson City në Nevada, ndërsa gjeti vdekjen në muajin maj në mjerim të plotë. Kufoma e tij u gjet në muajin qershor, kur fqinjët e tij njoftuan policinë si rrjedhojë e erës së keqe.
Monedhat e arit u gjetën kur një fqinj i të ndjerit dhe një polic hyn në banesë për ta zbrazur nga gjërat disa ditë më parë.
Në kërkim e sipër ata gjetën një pasuri aq befasuese, sa për ta transportuar jashtë shtëpisë u desh një karrocë..
Walter Samasko jetonte i vetëm dhe ishte i njohur për kundërshtinë ndaj mjekimeve. I vetmi i afërm i tij ishte një kushërirë e largët, Arlene Magdanz, e cila punonte në Kaliforni si mësuese e me të cilën Samasko nuk kishte folur që një vit.
I ndjeri ishte 69 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër, ndërsa nuk ka punuar që nga viti 1968./Portalb