Site icon PORTALB

Joveski: Nuk ekzistojnë pengesa që Interpoli të shpallë flet-arrest për arrestimin e Gruevskit

Lubomir Joveski

Lubomir Joveski

Prokurori publik, Lubomir Joveski tha se beson se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që të shpallet flet-arrest për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski në listën e Interpolit, shkruan 24 info,  transmeton Portalb.mk.

Ai shprehi pritje se gjendja do të zgjidhet për një kohë të shpejt, ndërsa për këtë, siç tha, është përgjegjëse prokurorja Villma Ruskovska.

“Nuk kam njohuri si zhvillohet në këtë pjesë, por besoj se nuk ka ligje apo pengesa tjera për shpalljen e flet-arrestit”, tha Joveski.

Exit mobile version