Site icon PORTALB

Mbyllet Kanali AB, Andreski kërkon blerës për televizionin

Andreski më shumë se një vit mundohet ta shes televizionin, por deri tani nuk ia arriti

Andreski më shumë se një vit mundohet ta shes televizionin, por deri tani nuk ia arriti

Televizioni AB prej sot nuk do të emeton program, televizion, sipas asaj që mund të shihet në ekran është në shitje.

Sipas informatave jozyrtare, pronari i AB biznismeni i njohur Bojo Andreski dje pasdite i ka mbledhur të punësuarit në mbledhje dhe u kumtoi se ajo ka qenë dita e fundit e punës në televizionin e tij.

U është premtuar që do tu paguhen të gjitha pagat. Që nga mbrëmë në kanalin e AB – së qëndron shpallja “Televizioni shitet. Kontakt telefoni 077 988 000”.

Kanali AB ballafaqohej me marrje të licencës nga Këshilli për radiodifuzion për shkak të pamundësisë që të paguaj kompensim për të njëjtin. Andreski më shumë se një vit mundohet ta shes televizionin, por deri tani nuk ia arriti. /portalb/

Exit mobile version